Ndryshimi i drejtuesve të policisë në Elbasan ka ardhur me kontrolle të shumta gjatë orëve të mbrëmjes.
ABC mëson se personat e skeduar nga blutë për ngjarje të ndryshme po mbahen nën monitorim të rreptë.
Gjatë aksionit të mbrëmjes së sotme janë ndaluar dhjetëra automjete për kontroll.
Me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe aktiviteteve të paligjshme.