Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur orës 06:40 në Romanat, ku një mjet me drejtues shtetasin A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar, i cili me mjet të rastit është dërguar në Urgjencën e Durrësit.
Ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi herimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.