Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Drenas pasi i njejti ka ushtruar dhunë familjare.
Ai sipas policisë ka rrahur gruan e tij dhe dy fëmijët.
“Gllogoc 02.12.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.