Mungesa e kushteve esenciale për punë e siguri në punë, bën që rastet e lëndimeve në vendin e punës në Kosovë të jenë të shpeshta.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në Ferizajt. Një punëtor që ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim e sipër, ka pësuar lëndime trupore.
Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.