Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti ka kanosur vajzën me të cilën ka bashkëjetuar.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën femër me të cilën ka bashkëjetuar”, thuhet në raport.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.