Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti nuk e ka respektuar orarin e lëvizjes dhe nën ndikim të alkoolit, në objektin e stacionit policor në Pejë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor.
Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet.