Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.
“Sot, rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.