Një tjetër aksident/ Makina përplas këmbësorin 61-vjeçar në Shkodër

Kronikë e zezë

Një tjetër aksident/ Makina përplas këmbësorin 61-vjeçar në Shkodër

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:12
Ilustrim

Një makinë përplasi pasditen e sotme rreth orës 17:40  një këmbësor 61-vjeçar, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës.

Policia njofton se 61-vjeçari  ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi i makinës është identifikuar me inicialet N. K., 59 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa këmbësori identifikohet me inicialet  F. L, banues në Stajkë, Vau i Dejës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat