Një burrë në Gjilan ka raportuar në Polici se djali i tij ka humbur.
Policia ka njoftuar se babai i djalit ka raportuar se djali ka dalë nga shtëpia me 4 dhjetor dhe që nga ajo ditë nuk e di se ku ndodhet.
Rasti në polici po hetohet si “person i humbur”.
“Rr. Naser Azemi, Gjilan 04.12.2021-10:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga shtëpia ka dal djali i tij dhe deri me tani nuk ka njohuri se ku ndodhet. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar lënda e rastit”, njofton Policia.