Në Vushtrri dje ka ndodhur një tentim grabitjeje me armë, por pa sukses, pasi shitësja nuk u është bindur fjalëve të tij.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty kishte hyrë një person i maskuar, i cili nga brezi kishte nxjerrë një armë dhe i kishte kërkuar para.
Viktima kishte tentuar ta thërrasë policinë, por në atë moment i dyshuari kishte dalë nga lokali dhe kishte ikur në drejtim të qytetit”, ka thënë Policia.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.