Një rrahje masive ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve te Stacioni i Autobusëve në Skenderaj.
Lidhur me rastin policia po i interviston gjashtë persona që ishin të përfshirë në këtë rast.
Kështu bëri Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtëpersona të përfshirë në rrahje.Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.