Një i mitur në Prishtinë është dërguar në strehimore pasi është rrahur vazhdimisht nga babai i tij.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.