Policia kufitare konfiskon mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20.000 euro

Kronikë e zezë

Policia kufitare konfiskon mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20.000 euro

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 23:06
Policia kufitare konfiskon mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20.000 euro

Njësia Task-Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje), në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, sonte rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente nga njësitë e policisë kufitare, është arritur të identifikohet furgoni “Wolswagen” LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari SH.M., shtetas i Kosovës, i cili ishte futur në territorin e  Kosovës nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’iu shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në Komogllavë të Ferizajt.

Gjatë kontrollit janë gjetur 2.040 kg mjaltë, sipas vlerës së tregut mbi 20.000 euro, dy aparate të kafes sipas faturës përcjellëse 271 euro dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjëra tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme 3.333 euro.

Me rastin po merret Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, ndërsa malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.

Image
Policia kufitare konfiskon mbi 2.000 kg mjaltë kontrabandë në vlerë 20.000 euro
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat