Aksident në rrugën Elbasan-Metalurgji, motomjeti përplas biçikletën

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Elbasan-Metalurgji, motomjeti përplas biçikletën

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 07:54
Ilustrim

Një motomjet ka  përplasur një biçikletë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mëngjesin e sotëm, 8 dhjetor.

"Më datë 08.12.2021, rreth orës 06: 20., në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, motomjeti me drejtues shtetasin T.Sh., 36 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. P., 59 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë", njofton policia.

Për pasojë drejtuesi i motomjetit dhe i biçikletës janë dëmtuar dhe ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat