Nga raporti i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një person është shoqëruar në stacion pasi ka larguar nga shtëpia vajzën e tij.
Ajo thuhet se nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranar tretman në QKMF. Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Drenasit.
Raporti i plotë:
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka larguar nga shtëpia vajzën e tij viktimën femër kosovare, e cila nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Bota sot