Policia e Kosovës është njoftuar për një rast dhune në familje në komunën e Prizrenit.
Sipas raportit të policisë thuhet se një person ka kanosur dhe sulmuar fizikisht gjyshin dhe nënën e tij, ku njëri nga ta ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
I dyshuari ndodhet në arrati.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 07.12.2021 - 16:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje verbale në familje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat gjyshin dhe nënën e tij viktimat mashkull dhe femër kosovar. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.Bota sot