​Arrestohet serbi që kaloi ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

​Arrestohet serbi që kaloi ilegalisht kufirin

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë.

Arrestimi ndodhi paraditen e së martës në fshatin Postenjë të komunës së Leposaviqit.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat