26 persona u arrestuan në Kosovë

Kronikë e zezë

26 persona u arrestuan në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në total nga 26 të arrestuarit, 20 nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu 4 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje, në statistikat e policisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 22 aksidente me persona të lëndur dhe 35 të tjera vetëm me dëme materiale.

Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Anti-covid janë në total 329.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat