Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 15-vjeçare pasi ka kërcënuar me thikë shoqen e saj.
Vajza e mitur është proceduar për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.