Sot rreth orës 16:30 në fshatin Raskovë të Obiliqit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha policia.
Në bazë të pamjeve shihet se vetura ka goditur një shtyllë.