Burri nga Gjakova rrëzohet pa ndjenja gjersa po ecte me gruan e tij, vdes në spital

Kronikë e zezë

Burri nga Gjakova rrëzohet pa ndjenja gjersa po ecte me gruan e tij, vdes në spital

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Gjakovë gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima gjersa ishte duke ecur me gruan e tij është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat