Prizren: Gruaja denoncon bashkëshortin në polici për dhunim

Kronikë e zezë

Prizren: Gruaja denoncon bashkëshortin në polici për dhunim

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 09:32
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunimit është raportuar të premten e 10 dhjetorit në Prizren.

Sipas njoftimit, një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, i cili sipas saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

“Prizren 10.12.2021 – 12:30. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka kryer marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i cili është hapur si “Dhunim”, është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat