Aksident në Peran të Podujevës, përfshihen katër vetura

Kronikë e zezë

Aksident në Peran të Podujevës, përfshihen katër vetura

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:58
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në fshatin Peran të Podujevës.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në redaksi, janë përfshirë katër vetura.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve nga Policia e Kosovës.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat