Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht nga i biri i tij.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku i dyshuari është intervistuar dhe sipas tij babai i tij vuan nga sëmundjet mendore. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse, në Suharekë, viktima femër ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.