Prokuroria Themelore në Pejë ua ka bllokuar pasurinë dy fajdexhinjvw,
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Në çështjen penale kundër dy të pandehurve për shkak të veprës penale të fajdesë nga neni 331 i KPRK-së, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, tha ai Nikçi.
Ai bëri të ditur se Prokuroria ia ka bllokuar njërit prej të pandehurve edhe 50 mijë euro që i kishte të deponuara në bankë.
“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”, shtoi ai