Kishte keqpërdorur seksualisht të miturën, caktohet masa e paraburgimit ndaj një personi në Gjilan

Kronikë e zezë

Kishte keqpërdorur seksualisht të miturën, caktohet masa e paraburgimit ndaj një personi në Gjilan

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit E. B..

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualisht të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin”, thuhet në njoftim.

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat