Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një vajzë pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare”, njoftoj policia.
Sipas policisë viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
“Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.