Ia vuri flakën shtëpisë, arrestohet

Kronikë e zezë

Ia vuri flakën shtëpisë, arrestohet

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Një person nga Prizreni është arrestuar, pasi i njëjti të dielën mbrëma, i ka vënë flakën njërës dhomë të shtëpisë së tij.

Sipas policisë, i dyshuari është me probleme psikike.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat