Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Polici.

Siç njofton policia tre raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, Suharekë dhe Pejë.

Sipas raportit të Policisë 5 persona janë dërguar në mbajtje, kurse një rast po vazhdon në Procedurë të rregullt.

Më poshtë gjeni detaje nga Policia

Prishtinë, 12.12.2021 – 08:23. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare ( me probleme psikike ) për shkak se kishte tentuar ta sulmoj ,babain e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë, 12.12.2021 – 14:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Prishtinë, 12.12.2021-14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij, të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë, kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit , rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 12.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje, i ka sulmuar fizikisht dy prindërit e tij, viktimat, mashkull dhe femër kosovarë . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore.

Suharekë, 12.12.2021-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

Pejë, 12.12.2021-18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ( me probleme psikike ) i ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllaun e tij. I njëjti gjatë arrestimit, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat