Një person është arrestuar të dielën në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë flakën shtëpisë së tij.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë është me probleme psikike.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.