​Rrahu vajzën e tij 14-vjeçare, një i arrestuar në Kaçanik

Kronikë e zezë

​Rrahu vajzën e tij 14-vjeçare, një i arrestuar në Kaçanik

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 18:30 personin me inicialet A.L. (34) në Begracë të Kaçanikut për shkak se ka kryer dhunë në familje.

A.L., recidivist i dhunës në familje, më 11 dhjetor 2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilës ajo ka marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat