Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Pejë

Kronikë e zezë

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Pejë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e vona të së hënës në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Me rastin aktualisht po merret Policia e Kosovës.

Akoma nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat