Kapen 100 fishekë në aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Kapen 100 fishekë në aeroportin e Prishtinës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:08
Fishekë

Oficerët doganorë kanë parandaluar futjen e 100 fishekëve përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës.

Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor.

Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë, bëhet e ditur nga një komunikatë nga Dogana e Kosovës.

Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë, thuhet tutje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat