Vdes në QKUK personi i cili ishte aksidentuar në Prizren rreth dy javë më parë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK personi i cili ishte aksidentuar në Prizren rreth dy javë më parë

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
QKUK

Një person ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK, pas aksidentit që ka pësuar rreth dy javë më parë në Prizren.

Ndërsa, me urdhër të prokuronit trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prizren, 01.12.2021 – 20:00. Me datën 13.12.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i lënduar në aksident, ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat