Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë pasi që ka bashkëjetuar me një vajzë të moshës 16 vjeçare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, njoftoj policia.
Sipas policisë vajza është dërguar në familjën e saj.
“Viktima pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.