(E plotësuar 14.43) Mjeku Kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Avdush Bajgora, ka folur për media për gjendjen shëndetësore të gruas që është therë nga një tjetër sot në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë.
Doktor Bajgora tha se viktima është goditur me mjet të mprehtë në shuplakën e dorës, e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ka ardhë e goditur në dorë mjet të mprehtë, konkretisht në shuplakën e dorës. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, tha Bajgora.
Theret me thikë një femër në rrugën “B” në Prishtinë
Një femër është therur me thikë sot në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, se lidhur me rastin ka arrestuar një femër.
“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”, ka thënë ajo.
Ahmeti tha aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.