Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ndodhi pasditen e së hënës në rrugën “B” në kryeqytet, ku lëndime mori një femër në vendin e saj të punës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.
“Është arrestuar një femër kosovare pasi e njëjta për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën femër kosovare e cila ishte në vendin e saj të punës. Viktima ka marrë lëndime në dorë dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.