Arrestohet 39 vjeçari i kërkuar nga policia

Kronikë e zezë

Arrestohet 39 vjeçari i kërkuar nga policia

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:57
Ilustrim

Policët e stacionit policor në Han të Elezit,  nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që sot në ora 13:15 të arrestojnë personin me inicialet B.C (M/K), 39 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik , për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej tre (3) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat