Një person i dyshuar është arrestuar dje në Ferizaj, pasi që nga policia është hasur duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit, dhe se tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
“Ferizaj 17.12.2021 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga policia është hasur duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.82 promil dhe tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.