Është arrestuar një burrë në Suharekë pasiqë i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e tij nëntë vjeçar.
Sipas policisë viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
“Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.