Shqetësuese: Policia njofton për 7 raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Shqetësuese: Policia njofton për 7 raste të dhunës në familje

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për shtatë raste të dhunës në familje.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh pesë raste janë raportuar në Polici të premten, kurse dy prej tyre janë raportuar të enjten.

Policia njofton  se janë arrestuar pesë persona, një prej të cilëve është liruar në procedurë të rregullt.

Më poshtë gjeni detajet nga Policia:

Prishtinë 16.12.2021 – 23:00.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një zënke në mes tyre, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike. I dyshuari është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim mjekësor, rasti në procedurë të rregullt.

Prishtinë 16.12.2021 – 20:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (njerkën e sajë). Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 17.12.2021 – 11:00.  Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull  kosovar (bashkëshorti i saj). I dyshuari pasi kishte sulmuar bashkëshorten ishte larguar nga shtëpia. Nuk raportohet për të arrestuar.

Prizren 17.12.2021 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmua fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje.

Suharekë 17.12.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka keqtrajtuar viktimën (fëmijën e tij nëntë vjeçar). Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe është dërguar në strehimore. Me rekomandim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 6 orë dhe më pas është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Pejë 17.12.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se burri i saj mashkull kosovar vazhdimisht ushtron dhunë ndaj saj.  Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje.

Mitrovicë.12.2021 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht babanë e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat