Vjedhje e rëndë midis Podujevës

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë midis Podujevës

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërkohë që vjedhja është kryer në një zyre në sheshin e qytetit.

“Sheshi Bulevardi i Dëshmorëve Podujevë, 17.12.2021 – 09:40. Dëshmitari mashkull  kosovar, ka deklaruar se ka vërejtur derën e hapur të një zyre. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konstatuar se dera e zyrës është hapur me forcë. Në lidhje me rastin është intervistuar edhe një dëshmitar tjetër”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë detaje se çka është vjedhur, ndërkohë që rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”, I njëjti, siç thotë PK, po vazhdon të hetohet.

Duhet theksuar se vjedhjet e rënda po vazhdojnë të jenë të theksuar edhe përgjatë këtij viti në Podujevë, ndërkohë që një tjetër vjedhje e tillë ka ndodhur edhe ditë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat