Rrahje për shkak të një borxhi, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Rrahje për shkak të një borxhi, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për shkak të një përleshje fizike në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë, teksa një tjetër i dyshuar mbetet ende në arrati.

Rrahja e katër të dyshuarve ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh.

“Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat