Aksident me fatalitet në Zubin Potok, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Zubin Potok, vdes një person

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Zubin Potok, njofton Policia e Kosovës, duke shtuar se rasti kishte ndodhur si pasojë e pakujdesisë se shoferit që ka goditur edhe dy vetura të tjera të parkuara.

E si pasojë e këtij aksidenti shoferi i veturës kishte vdekur në vend, ndërsa tre pasagjerët e tjerë që ishin me të janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për të marr tretman mjekësorë.

Pas kësaj me vendim të prokurorit trupi i viktimës iu është dorëzuar familjarëve.

“Vozitësit mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj kosovarë janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, bënë të ditur policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat