Sulmoi fizikisht një burrë, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht një burrë, arrestohet pejani

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë, pasi sulmoi fizikisht një burrë.

Policia ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme, ka sulmuar fizikisht viktimen mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat