Zjarri përfshin një shtëpi në Malishevë

Kronikë e zezë

Zjarri përfshin një shtëpi në Malishevë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 09:31
Ilustrim

Një shtëpi e banuar në Malishevë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në fshatin Banjë të Malishevës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Fsh. Banjë, Malishevë 20.12.2021-22:05. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime  trupore kanë pësuar dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat