Policia e Kosovës ka njoftuar se një person para një viti kishte dërguar dy kamionë në një puntori për ti riparuar, por që më nuk i gjeti.
Rasti ka ndodhur në Pejë.
“Viktima ka raportuar se para një viti i ka dërguar dy kamionë në një punëtori për riparim, ndërsa tani pasi ka shkuar te punëtoria dhe ka kontaktuar me pronarin e punëtorisë e ka kuptuar se kamionët nuk janë në punëtori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima ka dyshime se pronari i puntorisë I ka përvetsuar të dy kamionët.
Rasti është duke u hetuar.