​Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti

Kronikë e zezë

​Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar sot në Merdare, pasi u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro ryshfet.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare, në hyrje për në Republikën e Kosovës, gjatë procedurave të kontrollimit të dokumentacionit, personi me inicialet N.V. (28) ka ofruar ryshfet për të kaluar kufirin me dokumentacion që nuk i plotëson kriteret për kalim të kufirit.

Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat