Shtatë persona nga Ferizaj janë shoqëruar në polici.
Kjo pasi të martën dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit në një lokal.
Policia, gjatë kontrollit në lokal, ka sekuestruar zhitona dhe letra bixhozi.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.