Policia kufitare në Merdar ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb.
Ai kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor.
Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se të martën, më 21.21.2021, është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti ka tentuar ti jep ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro duke i futur ato në dokumentet e veturës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i krimeve ekonomike, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.